Temperaturë më e ulët në mëngjesin e sotëm në orën shtatë në Maqedoni është matur në Llazaropole, minus 8 gradë, pastaj pasojnë Mavrova me minus 7 dhe Pretori dhe Krusheva me minus 6, Ohri me minus 5, Berova, Manastiri, Pozharani, Dibra dhe Topollçani me minus 4, Gjurishta, Vinica, Prilepi, Kriva Pallanka, minus 3,….

Moti sot do të jetë me diell, ndërsa në disa pjesë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite vranësirat do të ulen dhe do të jetë kryeisht me diell dhe me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor, vetëm në juglindje era do të përforcohet. Temperatura do të jetë prej katër deri në 12 gradë.

Në Shkup paradite moti do të jetë me vranësira mesatare, ndërsa pasdite kryesisht me diell. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri minus tre, ndërsa e ditës do të ngritet deri në 9 gradë.

Deri të premten do të mbizotërojë mot me vranësira të vogla lokale. Temperaturat e mëngjesit në pjesën më të madhe të vendit do të zbresin nën zero, ndërsa të ditës do të jenë në ngritje të vogël. Të shtunën vranësirat do të shtohen, ndërsa në perëndim do të fillojnë reshje të shiut. Gjatë natës drejt të dielës reshjet do të zgjerohen në pjesën më të madhe të vendit. Të dielën kryesisht në pjesët perëndimore dhe lindore do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa diku-diku në viset më të larta reshjet do të jenë me borë.