E kaluara është e mbushur me legjenda ndërsa e tashmja me plot shpjegime. Së paku, kështu përpiqet të jetë.

Ne do të tentojmë të eksplorojmë disa nga fenomenet e jetës reale që mund të shpjegojnë ngjarjet dukshëm të mbinatyrshme të përshkruara nga mitet dhe fetë.

Historia e tre mbretërve në lidhje me yllin,  i cili realisht nuk ishte vetëm një yll i thjeshtë, vjen me disa teori për atë që mund të kishte rënë në qiell atë vit.

Kometë- Ylli i Betlehemit shfaqet edhe në kartat e Krishtlindjeve. Thuhet të ketë qenë kometë…

Kometa kaloi nga Toka dhe në atë kohë nuk jemi të sigurt nëse ka qenë i lindur Isa a.s (Jezusi).

Problemi ishte se kometat ishin i njohur si fenomen astronomik dhe për më tepër njiheshin si shenjë e keqe, raporton curiosity.

Thuhet se në atë afat kohor ka mundësi të ketë qenë një supernova, sipas astronomëve kinezë dhe koreanë.

Venusi- një yll në lindje? Disa studiues astronomikë sugjerojnë se ndoshta ishte një yll që u ngrit në mëngjes, kur dielli erdhi nga Lindja. Sipas tyre, s’mund të jetë asgjë tjetër përveç planetit Venus.

Sipas astronomit David Hughes, nuk ishte një ngjarje e vetme kozmike, por tre. Ose më saktë, ishte e njëjta ngjarje, tre herë të ndryshme.

Shpjegimi i qartë, thotë Hughes, është kombinimi jashtëzakonisht i rrallë i planetit Saturn dhe Jupiter. Dy planetet më të mëdha të sistemit tonë diellor janë rreshtuar në mënyrë të përkryer jo një herë, jo dy herë, por tri herë të ndryshme.

Kjo shtrirje trefishe ndodh në rreth 900 vite.