Komiteti Qendror i VMRO-DPMNE-së vendosi që partia të shkojë në kongres të jashtëzakonshëm më 23 dhjetor.
Burime të partisë thonë se shumica dërrmuese e Komitetit Qendror kanë votuar për të mbajtur Kongresin, përcjell TetovaSot.
Vendimi për të mbledhur Kongresin u mbështet nga 100 anëtarë të partisë, 10 abstenime dhe 1 kundër.
Lideri Gruevski dorëzoi dorëheqjen e tij të parevokueshme.
Me këtë, partia do të shkojë në Kongres më 23 dhjetor për të zgjedhur një udhëheqës të ri.