Nga Abdulla Mehmeti

Shqiptarët po helmohen përmes ajrit, ushqimeve, pijeve, ujit, ilaçeve, vaksinave…dhe vazhdojnë të sillen sikur e kanë dhënë jetën e tyre me qira!

Pas humbjes së betejave në bushë të betejës dhe në tavolinat diplomatike, agjenturat ruse, serbe, greke dhe jo vetëm, përmes aleatëve të tyre vendës, po depërtojnë në fushën e bizneseve në industrinë ushqimore, farmaceutike dhe industrinë kimike, për t’i helmuar shqiptarët, sa të mundin më tepër. Në Maqedoni kjo politikë për shfarrosjen e shqiptarëve po merr përmasa gjenocidi, në format më perfide të tij.

Qeveria aktuale në Maqedoni e ka për obligim t’i hulumtojë rastet dhe t’i njoftojë qytetarët për kompanitë e dyshimta që zhvillojnë veprimtari të këtillë.

Një pjesë e palitikanëve shqiptarë, në të shumtën e rasteve janë partnerë të këtyre bizneseve të dyshimta!

Mediat në gjuhën shqipe e kanë për obligim t’i trajtojnë këto raste, sa nuk ka eskaluar situata…

U tha se në Maqedoni janë shitur barna me përmbajte të dyshimtë!

U tha që pronarët e kombinatit helmues ,,Jugohrom” janë biznismenë të dyshimtë!

Çfarë interesi tjetër mund të ketë një kompani ruse në industrinë ushqimore në Tetovë? Po djali i kriminelit Mijalkov? Po fabrika serbe e drogave sintetike në Tetovë (me argatë shqiptarë) sa lehtësisht u hesht nga mediat vendëse?!

Shqiptarë zgjohuni se po rrezikohet seriozisht qenia jonë fizike, për interesa të një grupi kriminelësh shqiptarë, agjentë serbo-rusë, në Shkup, Prishtinë, Tiranë dhe gjithandej në trojet shqiptare!