Kryetari i vulave të RDK-së, Vesel Memedi, është parë sot në Kuvendin e RM-së me celular në dorë, të cilin ia kishte konfiskuar policia gjatë bastitsjes së shtëpisë së tij.

Gjatë aksionit policor ku u arrëstuan funksionerë të ndryshëm të VMRO-së për ngjarjet e 27 prillit, u bastis edhe shtëpia e deputetit shqiptar, Vesel Memedi. Atij i është konfiskuar celulari nën dyshimin se ka mbajtur lidhje me Veljanovskin gjatë ngjarjeve të dhunshme të asaj nate.

Memedi është futur në Kuvend si deputet i Aleancës për shqiptarët por pas përçarjeve ka mbetur i vetëm. Ende nuk ka ndonje raport zyrtar për hetimet që po zhvillohen ndaj Memedit.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=45&v=B2bFrVPjJwM