Bayern Munich dhe Paris – Saint – Germain do të ballafaqohen sonte nga ora 20:45 në ‘Alianz Arena’ në ndeshjen e fundit të grupit B, derisa të dy skuadra tashmë e kanë të siguruar kualifikimin për në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, transmeton Sovrani.info.

Por, nëse kjo ndeshje nuk ka rëndësi për ekipet, enjëjta nuk mund të thuet edhe për Neymar.

Në fakt, sulmuesi brazilian Neymar ka një objektiv të madh në këtë ndeshje. Ai do të kërko të realizojë së paku një gol me ç’rast do të futej në histori si lojtari i vetëm që ka shënuar në të gjitha ndeshjet e fazës së grupeve.