Këngëtarja Evi Reçi e cila ka prezantuar së fundmi këngën “Dorëzohu”, është rikthyer sërish në vëmendjen e publikut shqiptar.

Por hitet e saj, “I ngjan asaj”, “Jemi të dy”, “Limonadë”, etj të krijuara nga kantautori Florian Mumajesi, kanë mbetur ende në memorien e publikut.

Vitet e fundit biondja simpatike ka eksperimentuar në muzikë, duke bashkëpunuar me të tjerë kompozitorë.
E ftuar në programin “Lart e Poshtë”, të gazetarit Eraldo Rexho, Evi është pyetur sepse nuk bashkëpunon më me kompozitorin e njohur.

” Nuk ka ndodhur asgjë mes meje dhe Florit, por ne këngëtarët lëvizim shumë dhe në të ardhmen mund të bëj prapë një këngë me të”, tha Evi.