Forcat izraelite kanë riarrestuar një palestinez në Jenin të Bregut Perëndimor, i cili u lirua para disa muajve pasi ai përfundoi grevën 55-ditore të urisë, në një burg izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).

Një udhëheqës i grupit islamik Jihad, Gaafar Ezzedidin, për AA tha se: “Forcat izraelite ndaluan Adnan Khader-in nga shtëpia e tij në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor dhe e dërguan në një vend të fshehur”. Arrestimi vjen mes tensioneve në të gjithë territoret palestineze, pas vendimit të javës së kaluar të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për të njohur Kudsin si “kryeqytet të Izraelit”.

Ndërkohë, 37 vjeçari Khader, tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare në muajin maj kur filloi një grevë urie 55-ditore për të protestuar për burgosjen e tij nën politikën e Izraelit për paraburgimet administrative. Ai u lirua më vonë pas arritjes së një marrëveshjeje me autoritetet izraelite për lirimin e tij.

Sipas politikës së paraburgimit administrativ, të burgosurit mund të mbahen në gjyq për periudha nga gjashtë muaj deri në një vit.

Forcat izraelite shpesh herë bastisin shtëpitë palestineze në Bregun e pushtuar Perëndimor dhe ndalojnë palestinezët lokalë, duke pretenduar se ato janë “të kërkuar” nga agjencitë e sigurisë izraelite. Sipas shifrave zyrtare palestineze, mbi 6.500 palestinezë aktualisht janë duke vajtuar nëpër burgje në të gjithë shtetin e vetëshpallur hebraik.