Izraeli ka kryer tre sulme ajrore ndaj Rripit të Gazës, i cili ndodhet nën rrethim, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet e sigurisë në Gaza, avionët ushtarakë të Izraelit kanë kryer sulme në tre pika të ndryshme të Brigadave Izzeddin el-Kassam, krahu ushtarak i Hamasit.

Në një pikë në pjesën qendrore të Gazës janë hedhur 3 raketa dhe nga 2 raketa në pjesën jugore dhe veriore.

Të paktën 15 persona të plagosur njëri prej tyre fëmijë  dhe dy të vraë.

Izraeli mbrëmë ka kryer sulme në tre pika të ndryshme në perëndim dhe veri të Gazës, ku janë plagosur 15 persona, në mesin e të cilëve një fëmijë. Burimet e sigurisë njoftojnë se Izraeli po kryen sulme ndaj pikave të cilat i përkasin Hamasit.

Në një deklaratë nga ushtria izraelite thuhet se “Një avion luftarak i ushtrisë ka goditur një kamp trajnimi dhe municionet e Hamasit në Gaza”.

Në deklaratë pretendohej se sulmet janë kryer si kundërpërgjigje ndaj dy sulmeve me raketë nga Gaza për në jug të Izraelit.

Sipas kësaj deklarate njëra nga raketat në fjalë për të cilën pretendohet se janë shkrepur nga Gaza është neutralizuar në ajër nga sistemi i mbrojtjes antiraketore dhe se vazhdojnë kërkimet për dy raketat tjera.

Global