jala Maqedoni rrjedh nga India. Është thirrur “Maa Ki Dunija”, ndërsa më pas romakët e kanë emëruar Maqedoni.

Këtë presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov ia ka thënë ambasadorit indian në Brazil, Abi Kumar, gjatë hapjes së ambasadës së Maqedonisë në Brazil, përcjell Meta.

Kumar pas takimit me Ivanovin në Tviter ka dhënë përshtypjet e tij pas njohjes me Ivanovin.

“Kisha mundësinë ta njoh dr. Gjorge Ivanov, president i Maqedonisë në ceremoninë e hapjes së ambasadës në Brazil. Më tha një punë interesante, ‘fjala Maqedoni vjen nga India’. Paska qenë e thirrur ‘Maa Ki Dunija’, me çka romakët më pas kanë filluar ta thërrasin Maqedoni”, shkruan Kumar.