Mekanizmat kontrollues të shtetit, në pajtim me Planin hapësinor të Republikës së Maqedonisë 2004-2020, të zbatojnë masa urgjente dhe të rrepta për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe shëndetin e njerëzve, kërkoi presidenti Gjorge Ivanov, në fjalimin vjetor në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, lidhur me kërkesën e qytetarëve për ndalimin  e ndërtimit të minierave Kazandoll, Illovica dhe Borov Doll.

“Republika juglindore e Maqedonisë është në këmbë. Bashkëqytetarët e mi nga vendlindja ime kërkojnë ndalim të ndërtimit të minierave Kazandoll, Illovica dhe Borov Doll… Ata i referohen të drejtës fundamentale të njeriut, të mjedisit jetësor të shëndetshëm. Kërkesa e tyre është edhe kërkesa ime”, tha presidenti Ivanov.

Shfrytëzimi i metodave të dëmshme kimike për eksploatim të pasurisë natyrore, theksoi presidenti i Maqedonisë, ndikon negativisht në mjedisin jetësor. Pres zhvillimi ekonomik të jetë në pajtim me parimet e zhvillimit të qëndrueshëm”, shtoi ai.

Presidenti i Maqedonisë tha se me shqetësim të madh e përcjell edhe debatin për rrezikun nga kriza ekologjike.

“Qytetet tona ngulfaten për shkak të ajrit të ndotur. Institucionet kompetente në nivel lokal, sidomos Qyteti i Shkupit, kanë detyrim ligjor të gjejnë zgjidhje të qëndrueshme për këtë problem serioz”, porositi Ivanov.