Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot do të marrë pjesë në Forumin e 10-të ndërkombëtar “Paqe dhe sport” që po mbahet në Principatën e Monakos, nën patronazhin e princit të Monakos, Albertti II.

Tema e mbajtjes së sivjetshme jubilare të forumit “Paqe dhe sport” është “Inovacione në sport në funksion të transformimit shoqëror”.

Në forumin në Monako, siç kumtoi Kabineti i Ivanovit, do të shqyrtohen mënyrat, në të cilat inovacionet shoqërore, të përdorura në sport, mund të përdoren për përballje me problemet vijuese shoqërore dhe sfidat e ardhshme.

Qëllimi është që të ofrohen vendime avancuese, të cila do ta theksojnë fuqinë e sportit në krijimin e shoqërisë së qëndrueshme, inkluzive dhe të qetë.

Kjo është pjesëmarrja e tretë e presidentit Ivanov në forumin ndërkombëtar “Paqe dhe sport”.

Në kuadër të pjesëmarrjes në forumin ndërkombëtar “Paqe dhe sport” presidenti Ivanov do të realizojë takim bilateral me princin e Monakos, Alberti II.