Presidenti Gjorge Ivanov në 2018″ pret Maqedonia të hapërojë në rrugën e vërtetë, prosperitet dhe mirëqenie për gjithë qytetarët.

“Më lejoni tua uroj Vitin e ri 2018 dhe nga zemra t’u dërgoj dëshirat për shëndet, gëzim, më shumë suksese dhe të nesërme më të mirë. Vitin e kaluar ishim përballur me shumë sfida, ndërsa atmosfera politike ndikoi në gjithë shoqërinë dhe tek ne secili veç e veç. Shpresoj në vitin që vjen t’i përkushtohemi gjerave të mira dhe pozitive”, thuhet në urimin e presidentit Gjorge  Ivanov.