Meksikani Roberto Esquivel Cabrera njihet si njeriu me penisin më të madh në botë. 54-vjeçari që ka një penis prej 48 cm raportohet se ka marrë statusin e invalidit pikërisht për shkak të organit gjenital të tij me përmasa monstruoze.

Sipas Robertos, qeveria e ka njohur zyrtarisht si invalid, pavarësisht nga kundërshtitë e tij.

“Çdo katër muaj ata më japin ndihmë ekonomike, por nuk mjafton. Unë vizitoj bankat ushqimore çdo ditë për të konsumuar vaktet e mia në mesditë”, tregon Roberto, i cili ankohet se askush nuk e merr në punë për shkak të penisit të madh që ka.

Mjekët i kanë këshilluar një operacion për zvogëlimin e përmasave të penisit të tij, por ai ka refuzuar pavarësisht vështirësive që has në jetën e përditshme.

Sipas mjekëve, ai nuk mund të bëjë seks normal dhe as fëmijë. Vetë Roberto thotë se e ka zgjatur penisin duke mbajtur pesha me të që kur ishte adoleshent.

“Unë nuk mund të vesh një uniformë si të gjithë në kompani dhe gjithashtu nuk mund të ulem në gjunjë. Nuk mund të vrapoj shpejt dhe kështu kompanitë mendojnë keq për mua. Ata thonë se do të më telefonojnë, por kurrë nuk e bëjnë”, citohet Roberto nga britanikja “Daily Star”.

Ai ka treguar se kur shkoi në SHBA, tentoi dy herë të bëjë seks. Femra e parë u zmbraps kur e pa gjatësinë. Ndërsa e dyta e nisi, por e la në mes pasi tha se ishte shumë e dhimbshme, tregon 54-vjeçari.

Roberto ka refuzuar të bëjë një ndërhyrje kirurgjikale në organin e tij gjenital dhe ka shprehur dëshirën për tu bërë pornostar. Roberto shpreson se madhësia e penisit do t’i japë një karrierë të suksesshme në industrinë e pornografisë. Një vit më parë, ai është shprehur për mediat: “Do të doja të isha një yll porno dhe mendoj se do të bëja shumë para.”