Producent” është emri i një nga shtatë hetimet e PSP-së në të cilën i dyshuar është ish ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomia e ujërave.
Ai dyshohet se në tetor 2009 ka nënshkruar marrëveshje për emision me kompaninë “Smart Qentar” DOOEL pa iniciuar procedurë për furnizim publik. Emisionin, tha prokurorja Fatime Fetai është dashur të emitohet në TV Sitell.
Sipas Ligjit, marrëveshja për pako të tillë nuk mund të bëhet pa furnizim publik vetëm me radio ose TV shtëpi.
Përpos kësaj, Ministria për emisionin ka paguar 50 mijë euro ndërsa nuk ka ofruar asnjë argument se emisioni i tillë është incizuar.