Ivan Gvozdenovic është transferuar në Jordani, vend ku do të drejtojë skuadrën kampione të Al Faisali Aman. Sot, bëhet e ditur që ekipit arab i është bashkuar ish-mesfushori i njohur i Kombëtares shqiptare, Alban Meha.

Lojtari nga Mitrovica ka nënshkruar një kontratë me klubin nga Amani dhe do të vihet nën urdhrat e trajnerit serb.

Kujtojmë që Alban Meha ishte këtë sezon me ekipin e Koniasporit. Së fundmi 31-vjeçari ka zgjedhur të provojë një aventurë të re me skuadrën e Al Faisali.

Kujtojmë që Gvozdenovic ishte në këtë sezon pjesë e skuadrës së Kukësit në rolin e ndihmës-trajnerit, ndërsa prej dy ditësh ai ndodhet në Jordani.