Ish bashkëshortja e Harvey Weinstein ka thënë që ai po shpenzon shuma të mëdha parash për avokatët në mënyrë që të luftoj akuzat për sulme seksuale ndaj tij, dhe se është e brengosur që fëmijët e tyre do të ngelen pa mbështetje financiare.

E Weinstein ka borxh edhe pesë milionë dollarë për mbështetje të fëmijëve.

Vajzat e Harvey me Eve Chilton janë 22, 19 dhe 15 vjeçare dhe sipas marrëveshjes së divorcit, që ishte nënshkruar në vitin 2004, Weinstein do t’ju jap 60 milionë dollarë.

Aktualisht vlera neto e Weinstein është 240 milionë dollarë, e ish bashkëshortja e tij ka thënë që do te ishte mirë që ky i fundit të kryej pagesat tani, sa nuk janë shpenzuar paratë.

Ndërsa avokatët e tij kanë thënë që nuk ka arsye për brengosje dhe se klienti i tij nuk ka lënë asnjëherë pa i kryer obligimet ndaj fëmijëve.