Iraku ka ekzekutuar 38 persona, të cilët janë dënuar me dënime me vdekje për shkak të aktiviteteve terroriste, kumtoi Ministria irakiane e Drejtësisë.Të gjithë të dënuarit janë anëtarë të organizatës terroriste “Shteti Islamik”.

Xhihadistët janë varë në burgun që gjendet në qytetin Nasiria.

Siç njoftoi MIA, para disa ditëve Iraku shpalli fitore të SHI-së dhe çlirimin e tërë territorit që paraprakisht u kontrollua nga kjo organizatë.

Më 24 shtator në Irak janë ekzekutuar 42 luftëtarët xhihadistë nën akuzë për terrorizëm.