Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) sot ngriti portal të ri në të cilin do të ketë spektër të gjerë të të dhënave për migrimet, me qëllim të jepet një fotografi më e plotë për atë ku janë njerëzit në lëvizje dhe pse.

Portali me të dhëna për migrim, të cilin e krijuan SHBA dhe Gjermania, është lëshuar në përdorim, dhe mundëson që vendet dhe rajoni t’i ndjekin lëvizjet e emigrantëve, por merret edhe me çështje të shumta të ngjashme, siç janë tregtia me njerëz, integrimi, punësimi dhe sa para dërgojnë në shtëpi.

Drejtori i Qendrës së IOM-it për analizë të të dhënave nga Berlini, Frank Lasko deklaroi se ideja ka qenë që statistika të bëhet e rëndësishme, si dhe më mirë të kuptohet “ajo që e dimë dhe nuk e dimë” për emigrantët.