Maqedonia ndodhet në hartën e Kombeve të Bashkuara të vendeve të cilat do të kenë pasoja nga ndryshimet klimatike në periudhën e ardhshme, ndërsa vendi deri tani aspak nuk ka shfrytëzuar mjete nga Fondi i gjelbër klimatik (FGJK) i KB-së, në të cilin parashikohen mbi 10 miliardë euro që të parandalohen pasojat nga ndryshimet klimatike.

Me qëllim që të prezantohen mundësitë për shfrytëzim të mjeteve nga Fondi sot dhe nesër në Shkup mbahet punëtori rajonale në të cilën institucionet shtetërore do të duhet të mësojnë se si të përgatisin propozim-projekte, cili është procesi i aplikimit, procedura për akreditim të subjekteve me qasje të drejtpërdrejtë, ndërsa do të transmetohen edhe praktikat e suksesshme nga vende të tjera shfrytëzuese të mjeteve.

“Është e nevojshme që të bëhet strategji dhe plan se si pasojat nga ndryshimet klimatike do të parandalohen në bujqësi, energjetikë, ekonomi dhe në pjesën e përmirësimit të jetës së qytetarëve”, tha zëvendëskryeministri për çështje ekonomike dhe koordinator kombëtar i FGJK-së Koço Angjushev në hapjen e punëtorisë.

Ai theksoi se Maqedonia aspak nuk ka shfrytëzuar mjete nga FGJK-ja dhe shtoi se vendet fqinje tanimë kanë shfrytëzuar grante nga rreth 100 milionë euro që ofrohen për ballafaqim me ndryshimet klimatike.

“Qeveria dhe të gjithë ministritë dhe institucionet, duke përfshirë edhe Qytetin e Shkupit do t’u përkushtohen aplikimit për projekte në FGJK. Shpresojmë se do të arrijmë të bëjmë projekte atraktive të cilët do të financohen me grante që të krijohen kushte më të mira për jetën e qytetarëve dhe të parandalohen pasojat nga ndryshimet klimatike”, tha Angjushev.

Ai saktësoi se mund të priten projekte në pjesën e efikasitetit energjetik dhe bujqësisë.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski theksoi se kanë pasur mbështetje të rëndësishme nga Organizata për ushqim dhe bujqësi e KB-së – FAO për shfrytëzim të financimit klimatik nga FGJK në drejtim të transformimit dhe aftësimit të sektorit bujqësor në Maqedoni.

“MBPEU dhe ekipet e tona janë tërësisht të përgatitura që të realizohet akreditimi i institucioneve dhe të definohen sferat dhe projektet konkrete me të cilët Maqedonia do të aplikojë për shfrytëzim të mjeteve nga FGJK”, tha Nikollovski. 

Theksoi se Bujqësia në Maqedoni merr pjesë me 16 për qind në BPV dhe siguron punë për 36 për qind nga popullsia dhe shtoi se ky sektor është shumë i ndjeshëm në ndryshimet dhe kushtet klimatike.

Koordinatorja e përhershme e KB-së dhe Programi për zhvillim i KB-së në Maqedoni, Luiza Vnton theksoi se në Maqedoni çdo vit shihen pasojat nga ndryshimet klimatike përmes thatësirave dhe përmbytjeve.

“Kjo tregon se sa janë serioze ndryshimet klimatike, FGJK ofron mundësi shumë të mira që të zvogëlohen pasojat nga ndryshimet klimatike dhe të ulen emisionet e gazrave të qelqta të cilat kontribuojnë për ndryshime”, tha Uinton.

Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov theksoi se në vitet e fundit në Shkup gjithnjë e më shpesh paraqiten dukuri ekstreme të cilat në mënyrë të pavolitshme ndikojnë ndaj shëndetit dhe mjedisit jetësor.

“Fondi na ofron mundësi për sigurimin e mjeteve për projekte nga sfera e ndryshimeve klimatike dhe uljen e emisioneve të CO2”, tha Shilegov dhe shtoi se nevojitet mbështetje shtesë financiare për ballafaqim me ndryshimet klimatike.

FGJK është formuar në vitin 2010, prej 194 qeverive në Konferencën e 16-të të anëtareve të Konventës kornizë për ndryshime klimatike të Kombeve të Bashkuara, si pjesë nga mekanizimi financiar i Konventës.