Pohimet që Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari po punon në kundërshtim me normat ligjore po zyrtarizohen dhe konfirmohen edhe zyrtarisht nga institucionet e shtetit.

Inspektorati i Arsimit ka konstatuar që shkarkimi i drejtorëve në Shkollat fillore dhe të mesme publike të Komunës së Gostivarit është në kundërshtim të plotë me rregullat ligjore.

Inspekorati konstaton që: “Gjatë zbatimit të procedurës, Kryetari i Komunës nuk ka zbatuar normal ligjore që burojnë nga nenet 132, 133, 134 dhe 135 të Ligjit për Arsim”.

Për shkak të mosrespektimit të këtyre neneve gjatë procedurës së shkarkimit të drejtorëve, Kryetarit të Komunës së Gostivarit i rekomandohet që të ndërmerrë masa konkrete me qëllim për të menjanuar situatën e krijuar si rezutat u shkatrimit të drejtorëve në kundërshtim me ligjin.

Inspektorati i Arsimit u jep të drejtë drejtorëve të shkollave që të zbatojnë ankesë deri tek Komisioni Shtetëror për vendosje të procedurës juridike, si dhe procedurë për marrëdhënie pune në shkallën e dytë.

Ky konstatim i Inspektoratit të Arsimit, vetëmse vulos deklarimet tona që Kryetari i Komunës së Gostivarit është duke u sjellur si Sulltan dhe nuk respekton procedurat ligjore.

Ftojmë institucionet kompetente që të ndiqet puna e Kryetarit të Komunës, sepse, pasojat nga veprimet e tij antligjore mund të jetë të pariparueshme për qytetin dhe qytetarët e Gostivarit, thuhet në kumtesën e Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI, dega Gostivar.