Presidenti i Napolit ka dhënë lajmin e mirë të afrimit të sulmuesit Roberto Inglesse në muajin janar.y i fundit është pronë e napoletanëve, por i huazuar deri në fund të sezonit te Chievo, megjithatë duke parë dëmtimin e Milik, klubi vendosi rikthimin e parakohshëm të sulmuesit në “San Paolo”.

Aurelio De Laurentis sulmoi edhe gazetarët, të cilët këmbëngulnin të zbulonin emra të merkatos napolitane, duke u bërë të qartë se të kaltrit nuk do blejnë prë stolin.

“Më acarohen nervat kur dëgjoj pyetjen se cilët futbollistë do të blini. Ne kemi shumë lojtarë të mirë dhe 11-shes aktuale nuk kam se çfarë t’i shtoj. Unë nuk kam ndërmend të blej futbollistë për të qëndruar në stol dhe në formacion ne jemi të plotësuar. I vetmi repart ku kemi mangësi është sulmi, ku rrezikojmë të mbetemi zbuluar dhe kemi vendosur të rikthejmë Inglessen, në pritje të rikuperimit të Milikut. Kemi shumë element të mirë në ekip, por që nuk kanë gjetur hapësirat e nevojshme. Ju e keni parë përmirësimin e Ounas dhe Mario Rui, sapo gjetën pak hapësirë në formacion”, u shpreh bosi i napolitanëve.

Në fund De Laurentis kujtoi futbollistët e shumtë të mëdhenj, që kanë dalë nga Napoli, ndërsa tregoi se në arkivën e klubit, ka vend për trofeun e titullit kampion.