Të paktën një person e ka humbur jetën në një sulm me armë zjarri në pjesën juglindore të Moskës, ndërsa sulmuesi gjoja ka marrë edhe pengje, njoftoi Ministria ruse e Punëve të Brendshme.

Mediat lokale njoftojnë se në incident janë lënduar të paktën tre persona, ndërsa sulmuesi ka marrë disa persona për pengje. Forcat e sigurisë vendosën kordon rreth vendit të incidentit.

“Deri në konflikt erdhi për shkak të kontestit pronësor, me ç’rast një person ka qëlluar një tjetër. Viktima vdiq. Policia realizon masa që ta arrestojë të dyshuarin”, njoftoi MPB-ja ruse.

Negociatat për pronën i kanë zhvilluar biznesmenë rivalë rreth në një fabrikë, për prodhime konditore. Sulmuesi ka qenë pronar paraprak, ndërsa viktima i tanishëm.