Në rrjetet sociale qarkullon reklamë për një produkt që shëron dhimbje në nyje për vetëm katër ditë. Kremin e rekomandon gjoja mjeku Konstantin Georgiev nga një klinikë e quajtur “Pan Zhitrev”. Në një faqe tjetër reklamuese ku reklamohet i njëjtit produkt, i është keqpërdorur emri mjekut Konstantin Mitrev nga klinika Zhan Mitrev. Pas një inspektimi kemi vërejtur se fotografitë janë të disa personave nga Rusia dhe se aspak nuk bëhet fjalë për mjek të Maqedonisë.Nëpër faqet e internetit është keqpërdorur edhe logo e Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë.

Nga ky dikaster e kanë njoftuar policinë, prej ku informojnë se pas mbledhjes së më shumë informacioneve në lidhje me këtë rast, do ta njoftojnë Prokurorinë Themelore Publike.

Por, se si një produkt i tillë ka hyrë në vend e pyetëm Drejtorinë e Doganave?

 Drejtoria e Doganave

“Ju drejtojmë te Agjencia për ilaçe – nëse bëhet fjalë për analgjetik apo diçka tjetër, Në qoftë se ky krem është importuar si produkt kozmetik, Drejtoria e Doganave lejon importin vetëm pas miratimit paraprak nga Inspektorati Sanitar Shëndetësor. “

Por, ky produkt nuk është i regjistruar në Agjencinë për ilaçe as si ilaç, e as si produkt kufitar. Nuk gjendet as në Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari. Sipas Inspektoratit Sanitar dhe Shëndetësor, bëhet fjalë për reklamë të rremë për realizimin e fitimit, për çka edhe janë paraparë gjoba. Por, produkti edhe më tej vazhdon të shitet në internet. Derisa ndonjëri e përdor joefikasitetin e sistemit për të bërë fitim, nga Organizata e Konsumatorëve thonë:

“Nëse kontrollohen portalet në fushën e padrejtë të tregut … këtu mund të kontrollohet, të tregohet se ky portal është nga atje dhe ju lutemi ta hiqni këtë. Ata kanë interes ta plasojnë atë, por jo me çdo kusht të plasojmë mashtrime – deklaroi  Marijana Lonçar – Velikova, Organizata e konsumatorëve të Maqedonisë.

Lonçar vlerëson se megjithatë konsumatorët duhet vetë të jenë të vetëdijshëm dhe me mençuri të vendosin se ku do t’i shpenzojnë paratë.

Alsat-M