Stefano Sturaro ka rënë në “grackën” e emocioneve të zjarrta që ndez futbolli dhe aq më shumë rivaliteti Juve-Napoli.

Në një nga faqet e shumta antijuventine, një djalë 12-vjeçar kishte komentuar: “Juve m…”

Lojtari bardhezi ka reaguar në këtë mënyrë: “Pusho ti, Gomorra. Rri urtë sepse do të të bëj të vuash ti një situatë m… Madje, mund të mbetesh duke qarë edhe për tri ditë me radhë. Tani shko luaj me Pokemonat, sepse unë kam punë me mamanë tënde”.

Djali, i cili e ka denoncuar, ka reaguar së bashku me vëllanë më të madh: “Nuk është logjike që një lojtar milioner të merret me një djalë të vogël”. Më pas, Sturaro ka kërkuar falje publike.