Zoran Zaev u tregua dinak dhe duke përdorur një strategji të ndarjes (divide at impera) arriti të zgjedhë një parti shqiptare që do të qeverisë më lehtë kështu thotë  analisiti politik, Selim Ibrahimi për TetovaSot.  Sipas tij elektorati shqiptar është në prag të zgjimit dhe në të ardhmen do të përcaktojë lëvizje të tjera që do ta dinamizojnë skenën politike të Maqedonisë

Tani, nuk është viti 2002, ku BDI ishte e fortë dhe nuk kishte parti tjetër rivale, koha ka ndryshuar.
Në perspektivë, politikat e Aleancës së Shqiptarëve nuk përputheshin me axhendën e partisë së Ahmetit dhe filozofinë e tij të qeverisjes.
Koalicioni ishte i brishtë që kur u formua dhe e gjithë kjo kishte një fund – luftë politike për më shumë pozicione në qeveri.
Unë do të shtoja se kryeministri Zoran Zaev u tregua dinak dhe duke përdorur një strategji të ndarjes (divide at impera) arriti të zgjedhë një parti shqiptare që do të qeverisë më lehtë. 
Nuk dihet se për sa kohë e gjithë situata e re ka favorizuar BDI-në si një parti që vendos se kush duhet të qëndrojë dhe të hyjë në qeverinë e Zaevit.
Elektorati shqiptar është në prag të zgjimit dhe në të ardhmen do të përcaktojë lëvizje të tjera që do ta dinamizojnë skenën politike të Maqedonisë” thotë Ibrahimi për TetovaSot

Ndryshe dje u votuan Kryeprokurori dhe ministrat e rinj  me 61 votë që do të thotë se shumicë parlamentare ka edhe pa ASH-në e Selës. Nga ana tjetër lideri i ASH-së Ziadin Sela bëri thirrje kryeministrit Zaev që ti shkarkojë zv/ministrat dhe drejtorët e ASH-së në të kundërtën do ti tërheq ai vet. /TetovaSot/