Një shofer i ri sapo kishte marr patentën për të vozitur. Por, posa i arrinë me postë patenta, diçka e çuditshme ndodh. Në patentën e tij të shoferit të dhënat personale të tij janë të shkruara gabimisht e madje edhe foto.

Anthony Kilsby, 36 vjeç, nga Melbourne në Australi, ishte aq i hutuar saqë duhej të kontaktonte autoritetin përkatës në Twitter, shkruan Daily Mirror, transmeton Indeksonline.

Përveç emrit, ai u befasua kur pa që në fotografi ishte dikush tjetër, ishte një mashkull 36 vjeçar.

Kompania VicRoads më pas kërkoi falje të dy klientëve të përfshirë në këtë ngatërrim të dhënash personale.

David Shelton, Drejtor Ekzekutiv, Regjistrimi dhe Licencimi, VicRoads tha ky ngatërrim ka ardhur për shkak të përpunimit të të dhënave në një nga qendrat e shërbimit të klientëve.

“Si rezultat i një gabimi të përpunimit në njërën nga qendrat e shërbimit të klientëve, një foto e pasaktë u përputh me dosjen e gabuar të klientit. Ne kemi folur për të dy klientët për të kërkuar falje dhe kemi rishikuar dosjet e tyre për të siguruar përputhjen me fotografitë e duhura dhe ndërmarrjen e veprimeve për të siguruar që kjo të mos ndodhë përsëri” ka thënë Shelton.