Një i ri shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Selanik të Greqisë.

Viktima është një 21 vjeç, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë publik. Aksidenti ndodhi rreth orës 05:20 në zonën e Toumbas.

Sipas mediave greke, shqiptari humbi kontrollin e motorit me të cilin lëvizte dhe u rrëzua duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia Rrugore e Selanikut ka nisur hetimet për këtë aksident që i mori jetën të riut shqiptar.