Natën e kaluar rreth orës 22 e 45 minuta, në spitalin e Gostivarit është sjellë 63-vjeçari V.S nga fshati Vrapçisht me plagë në stomakot. Pas ndihmës mjekësore është transferuar urgjentisht në klinikat e Shkupit, njofton SPB-Tetovë.
Plagën në stomak dyshohet se ia ka shkaktuar me thikë kuzhine i afërmi i tij A.A(68) nga i njëjti fshat. Të familjarët së pari kanë pasur një zënkë verbale para shtëpisë së AA rreth një furgoni të parkuar, pas së cilës A.A. ka hyrë në shtëpi, ka marr një thikë dhe ka plagosur V.V.
I dyshuari A.A. është arrestuar dhe është mbajtur në stacionin e policisë në Gostivar. Policia është duke punuar për një pastrim të plotë të çështjes./TetovaSot/