Në orët e para të mëngjesit të 31 dhjetorit, makiëns së tij ju vu flaka nga persona ende të paidentifikuar nga policia.

Por drejtori i Shërbimit të Provës në qytetin e Vlorës, Taulant Korkaj, ka bërë një deklaratë për mediat, duke thënë se nuk ka konflikte me askënd. Ai i drejtohet policisë me një ftesë për t’i vënë përgjegjësit para drejtësisë, pasi nga hetimet e para të kryera, blutë e Vlorës dyshojnë për zjarrvënie të qëllimshme.

Korkaj përjashton mundësinë që ky shpërthim të ketë ndodhur për shkak të detyrës që ai kryen, ku në reagim thekson se institucioni që ai drejton, nuk është ruajtur asnjëherë me roje sigurie, pasi sipas tij nuk ka qenë e nevojshme në asnjë rast.

Reagimi i Taulant Korkaj

Faleminderit gjithkujt që në një moment të vështirë nuk nguroj të më gjendet pranë!

Pak pas mesnate automjeti im personal u shkrumbua nga flakët, dyshuar si një zjarrëvënie e qëllimshme për shkak të detyrës.

Në katër vite që drejtoj shërbimin e provës nuk jam konflikuar kurrë me askënd, përfshirë staf apo të dënuar të cilët merrnin në këtë institucion shërbim.

Institucioni që unë drejtoj nuk ka pasur kurrë asnjë punonjës sigurie në derën e tij, sepse nuk ka qenë kurrë e nevojshme.

Sulmi ndaj meje duke e kategorizuar rastin si incident lidhur me detyrën që unë ushtroj është tërësisht apsurd dhe i papranueshëm.

Ndërsa sa i përket jetës sime personale, dhuna dhe konflikti nuk kanë qënë kurrë opsion.

Ftoj forcat e rendit të zbardhin ngjarjen dhe të vënë përpara përgjegjësisë autorin!