Elseid Hysaj po kalon një periudhë mjaft të mirë te Napoli, edhe si mbrojtës i majtë, teksa po ambientohet me këtë pozicion, pas dëmtimit të Gulam.

Në një postim në Twitter, klubi i Napolit ka vlerësuar Hysajn, i cili në ndeshjen e djeshme ndaj Udineses, kishte statistika të frikshme.

Shqiptari ka rikuperuar plot 24 herë topin për napolitanët, në një numër të lartë duelesh të fituara, edhe pse në një pozicion që shkodrani kishte kohë që nuk e kishte provuar.

Image