Ky është momenti i tmerrshëm kur një punëtor u shndërrua në një “shtëllungë” zjarri pasi nxitoi të hynte në një fabrikë që ishte përfshirë nga flakët për të marrë telefonin e tij.

Ngjarja ka ndodhur në Kinën lindore.

Burri u përfshi nga flakët dhe u desh shërbimi i ambulancës për ta transportuar atë në spital. Është raportuar se ai ende qëndron në njësinë e kujdesit intensiv pas trajtimit.

Fabrika u përfshi nga zjarri në Ningbo të Provincës Zhejiang pasditen e 11 dhjetorit. Shkaku i zjarrit mbetet i panjohur.

Punëtori i dëmtuar u dërgua në spital për t’u trajtuar ku ndodhet në gjendje të qëndrueshme.