Raportet mes Neymar dhe Bayern Munchen janë shumë të veçanta dhe motivet për këtë janë të ndryshme

Në vitin 2010 dhe në vitin 2013 Bayerni kishte tentuar ta blinte brazilianin, por të dy herët u tërheq për shkak të çmimit të tij të lartë.

Në vitin 2013 Neymar kaloi në Barcelonë nga Santos për më shumë se 100 milionë euro, ndërsa katër vite më vonë në PSG për 222 milionë euro.

Presidenti i Bayernit, Uli Hoeness nuk është i penduar që nuk e kanë transferuar brazilianin, i cili nuk e bindi në përballjen kundër tyre

“Mua nuk më duket aq i zoti sa e shesin të tjerët”, thotë ai, duke iu referua ndeshjes ndërmjet tyre në Ligën e Kampionëve në Allianz Arena, ku skuadra e tij fitoi 3:1.