Prej sot hiqet transporti publik falas në Shkup i cili u vendos për shkak të ndotjes së ajrit.

Siç tha dje  kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, më nuk ka nevojë prej masave të përcaktuara të jashtëzakonshme. Zbatimi i tyre është preciz dhe përsëri do të hyjnë në fuqi nëse e imponojnë kushtet.

Masa për transportin publik falas u vendos pardje për shkak të ndotjes së madhe të ajrit për dy ditë radhazi.