Trajneri i Bayernit, Jupp Heynckes në konferencën për shtyp para ndeshjes me Dortmundin ka thënë që Robert Lewandowski do të jetë edhe më i mirë në pjesën e dytë të kampionatit në Bundesligë.

Njeriu që ia ka fituar për herë të fundit Bayernit Ligën e Kampionëve, theksoi që sulmuesi polak është një nga 3 më të mirët në botë aktualisht.

Ndryshe, gjigantit bavarez për ndeshjen e Kupës i është kthye edhe holandezi Arjen Robben por Heynckes ka thënë që nuk do ta inkuadroj në lojë. Derbi më i madhë në Gjermani zhvillohet të mërkurën mbrëma.