Jupp Heynckes beson se fitorja e Bayern Munichit 3-1 ndaj Paris Saint-Germainit në Ligë të Kampionëve dëshmon se Bayerni është kthyer në mesin e favoritëve për ta fituar këtë garë këtë edicion.

3-0 ndaj skuadrës franceze në ndeshjen e parë në Paris në shtator doli të ishte e fundit për Carlo Ancelottit në krye të skuadrës gjermane, i cili u shkarkua pak pas ndeshjes, transmeton Express.

Ajo humbje nxiti opinione se Bayerni kishte humbur ritmin krahasuar me rivalët e saj në këtë garë madhështore.

Heynckes, i cili u emërua në vend të italianit deri në fund të sezonit, megjithatë e pranon se disa skuadra mund të favorizohen më shumë se Bayerni i tij.

Duke folur para ndeshjes në udhëtim te Eintracht Frankfurt, Hyenckes ka thënë: “Natyrisht se edhe disa skuadra tjera janë favorite, por siç edhe e kemi dëshmuar veten, ne jemi në mesin e rrethine e zgjeruar të favoritëve”.