Nuk ishte nata e Leo Messit kundër Deportivos, goditi tri herë shtyllën dhe dështoi të shënojë nga pika e bardhë.

Leo Messi nuk ka shënuar asnjë gol kundër Deportivos, ku Barcelona fitoi 4:0, me golat e Luis Suarez dhe Paulinho, që të dy me nga dy finalizime.

Messi goditi tri herë shtyllën në këtë ndeshje, teksa nuk arriti të shënojë edhe nga pika e bardhë, çka do të thotë se po të ishte sonte me vetëm pak më shumë fat, do të largohej nga “Camp Nou” me het-trik golash, e jo shtyllash, apo edhe me katër gola.