Realit të Madridit i del një rivale e papritur në garën për të transferuar Eden Hazardin. Sipas prestigjiozes “The Sun”, Manchester United është futur në valle për yllin belg të Chelseat dhe ofron 90 milionë paund për kartonin e tij.

26-vjeçari sapo ka refuzuar një ofertë rinovimi 4- vjeçare nga Chelsea me një rrogë prej 300 mijë paundësh në javë, sepse ëndërron që të shkojë në “Bernabeu”.

Hazard e ka shprehur gjithnjë se e ka ëndërr që një ditë të luajë nën urdhrat e Zinedin Zidane me fanellën e Realit, por nga ana tjetër ka thënë edhe se ndihet i lumtur në Londër.

Por “The Sun” shkruan se Mourinho mendon se ai është pjesa që i mungon skuadrës së tij dhe në verë do të nisë sulmin për të transferuar yllin e bluve të Londrës.