Real Madridi është duke bërë progres në bisedimet për të nënshkruar me anësorin fantastik të Chelseat, Eden Hazard.

Trajneri Zinedine Zidane ka kërkuar nga presidenti Florentino Perez të nënshkruajë me Eden Hazard, të cilin e dëshiron në skuadër pas përfundimit të Kupës së Botës.

Ky transferim do të ishte lajm i keq për spanjollin e talentuar, Marco Asensio, i cili do të largohej në drejtim të Manchester Cityt.

Në listën e madrilenëve është edhe sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala.