Hashim Thaçi dikur deklaronte se Gjykata Speciale duhej të themelohej sepse ishte kërkesë e amerikanëve. Paralajmëronte përkeqësim të raporteve me SHBA’në nëse dështon themelimi i Speciales. Madje, thoshte se një Tribunal të tillë do ta themelonte OKB nëse dështon Kosova. Tash, në kundërshtim me krejt ato deklarime po kërkon zhbërjen e Speciales. Shumëkush po e ndërlidh këtë veprim të Thaçit për të shpëtuar nga arrestimi i Gjykimi nga Gjykata Speciale.

Presidenti Hashim Thaçi kishte thënë më 2015 se nëse Kosova dështon të themelojë Gjykatën Speciale atëherë e njëjta Gjykatë do të themelohej nga OKB’ja.

“Për të pastruar luftën, për të ruajtur aleancën historike dhe strategjike me partneret tanë SHBA, BE, NATO ne duhet të themelojnë këtë isnitucuione të pavarur dhe ndërkombëtar”, kishte thënë Thaçi kur kishte sqaruar pozicionin e tij për Specialen, në janar të vitit 2015.

Madje, Thaçi kishte thënë se vendimi për themelimin e Gjykatës Speciale kishte përkrahjen e SHBA’së dhe BE’së.

“Nuk kemi shumë opsione sot. Kemi vetëm një opsion që të bashkëpunojmë me SHBA dhe të formojmë këtë Gjykatë Speciale”, kishte thënë ai.

“Refuzimi i Gjykatës nga Parlamenti kjo do të kishte pasoja të rënda politike për Kosovën në arenën ndërkombëtare. Këshilli i Sigurimit të OKB’së ta miratojë një Rezolutë për themelimin e një Tribunali Ndërkombëtar”, kishte vazhduar ai.