Drejtori i urgjencës në Klinikën e Shkupit, Ilir Hasani, në një deklaratë për MIA ka thënë se Burim Idrizi i cili sonte u gjuajt me armë në Xhon Kenedi të Shkupit është dërguar në Klinikë. Ai ka shtuar se 45 minuta kanë luftuar për jetën e Burimit, por më kot, pasi plagët kanë qenë fatale, transmeton Gazeta Lajm.  “Është kryer reanimacion 45 minuta, mirëpo pa sukses”, ka deklaruar Hasani.