Të gjithë i kemi parë dy bukuroshet e huaja Kim Kardashian dhe Anastasia Kvitko, të cilat kanë tronditur botën me të pasmet e tyre super seksi, por a ju ka shkuar ndonjëherë mendja, që një shqiptare ia kalon atyre ?

Bukuroshja shqiptare, e cila quhet Bella, vjen nga Mitrovica, por që jeton në Suedi. Bella është një nga vajzat me të pasmet më të tonfikuara që kemi parë këto vitet e fundit në trojet shqiptare dhe jo vetëm.

Bukuroshja 22-vjeçare e pyetur nga Gazeta Blic, ka thënë se puna e saj e përditshme në palestër i ka mundësuar, që ta këtë një trup me këto përmasa.

“Unë ka dy vite që ushtrohem rregullisht në palestër, madje shumicën e kohës e kaloj duke e stërvitur, për mua ushtrimet janë çdo gjë dhe falë ushtrimeve që bëj çdo ditë, kam arritur këto rezultate”, tha Bella.

Bella po ashtu i ka bërë apel gjitha vajzave shqiptare, që të merren me palestër, sepse siç thotë ajo përveçse dukeni mirë, ju investoni edhe në shëndetin tuaj.

Kujtojmë që 22 vjeçarja se fundmi është duke qëndruar në pushime në Tajlandë.

Në sjellim disa foto ku ajo më të vërtetë duket super seksi.