Ministria e Infrastrukturës bën të ditur se të premten do të inaugurohen edhe 14.5 kilometra të autostradës “Arbën Xhaferi”, që lidh Prishtinën me Shkupin.

Ky segment i autostradës Prishtinë – Hani i Elezit komunikon me qasjen në qendrën turistike të Brezovicës.

Hapja e segmentit të kësaj autostrade, Babush – Bibaj të Ferizajt, do të bëhet të premten, më 22 dhjetor, në orën 11:00.

Është paralajmëruar pjesëmarrja e zyrtarëve më të lartë të vendit, ndërsa prerjen e shiritit do ta bëjë xhudistja Majlinda Kelmendi.