Qeveria miratoi Draft raportin e 100 ditëshit i cili sot i dorëzohet presidentit, kryeparlamentarit deputetëve dhe qytetarëve.

Qeveria po ashtu miratoi Planin vjetor të Qeverisë për vitin 2018, për të dëshmuar kapacitetin e Qeverisë për të arritur objektivat e caktuara.

Në mbledhjen e sotme Qeveria mori vendim për rritje të pagave për disa pozita në Qeverinë e Kosovës.

“Ka shpërputhje në paga që lidhen me mua dhe stafin”, tha Haradinaj.