Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj me anë të një postimi në Facebook ka konfirmuar se nesër në Kosovë do të qëndrojë kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev.

Haradinaj është i bindur se kjo vizitë do të thellojë marrëdhëniet mes dy vendeve duke avancuar të gjitha temat pavarësisht se sa mund të jenë të ndjeshme ato.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Nesër e mirëpres kryeministrin e Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, në vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës, si shenjë e vullnetit të mirë për zhvillimin e mëtutjeshëm të raporteve të vendit tonë dhe Republikës së Maqedonisë.

Jam i bindur se kjo vizitë do të thellojë marrëdhëniet tona, duke avancuar në të gjitha temat, pavarësisht se sa mund të jenë të ndieshme ato.

Si Kryeministër i vendit, do të përfaqësoj denjësisht popullin dhe shtetin e Kosovës në ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme, kurse qytetarët e vendit duhet të na japin hapësirën dhe respektin e nevojshëm që ne t’i thellojmë këto raporte dypalëshe./KosovaPress/