Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot me një vendim ia ka dyfishuar vetes pagën dhe pesë zëvendëskryeministrave të vet, duke ia kaluar me pagë bruto edhe presidentit Hashim Thaçi e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli. Deri më tash paga e kryeministrit ka qenë rreth 1500 euro, deri sa tash e tutje ajo do të jetë 2950 euro.

Po ashtu, me vendim të tij, paga e zëvendëskryeministrit tash e tutje do të jetë 2500 euro, deri sa e ministrave nga 2000 euro.

Ndryshim të pagave kanë pësuar edhe disa zyrtarë të tjerë të Qeverisë.   Vendimi për rritjen e këtyre pagave ka hyrë në fuqi nga 1 dhjetori i këtij viti.

Gazeta Express sjell të plotë këtë vendim ku edhe shihen të gjitha ndryshimet që kanë ndodhur në pagat e zyrtarëve qeveritarë.