Numri i zëvendësministrave të Qeverisë është rritur edhe për një. Nga 67 zëvendësministra ky numër është rritur në 68.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka emëruar zëvendësministër, Shukri Maxhunin.

Sipas këtij dokumenti, vendimi është nënshkruar nga kryeministri, Ramush Haradinaj.

“Zëvendësministri emërohet për mbështetjen e Ministrit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe është përgjegjës për menaxhimin e aktiviteteve në fushat e përcaktuara nga Ministri si dhe zëvendësimin e Ministrit kur ai mungon ose kur nuk është në gjendje të kryejë detyrën e tij” shkruan në këtë vendim, raporton Indeksonline.

Në bazë të numrit aktual të zëvendësministrave, qeveria Haradinaj del të mbajë numrin rekord të zëvendësministrave për dallim nga qeveritë e kaluara.