Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit të sotëm me menaxhmentin e KEK-ut, banorët e Shipitullës dhe Hadës tha se takimi kishte të bënte me zhvendosjen e banorëve të këtyre dy fshatrave.

Haradinaj tha se ka disa ditë që ka ngecur shpronësimi dhe puna.

Ai tha se janë disa matrapazë që këtë situatën e zhvendosjes dhe krizën energjetike po duan ta plaçkitin buxhetin e vendit.

Sipas tij, kur të kalojë afati, atëherë do të pasojë zbatimi i ligjit.

“Ka matrapaz edhe tek banorët, edhe në KEK, edhe në ministri, edhe në komunë që po duan të përfitojnë, por sipas tij, nuk do t’i presin shumë dhe  nëse banoret nuk e pranojnë ofertën e tij gjeneroze, atëherë bagerat do të shkojnë aty dhe do ta zbatojnë ligjin”, tha ai.