Shkupi më afër se kurdoherë me Prishtinën. Kështu është shprehur kryeministri i Kosovës Ramush Haradionaj, në ceremoninë e inaugurimit të segmentit të dytë të autostradës Prishtinë-Shkup ‘Arben Xhaferi”. Haradinaj e ka quajtur infrastrukturë euroatlantike ndërtimin e kësaj autostrade dhe ka thënë se përfundimi  i tërësishëm i ndërtimit të saj do të bëhet gjatë vitit të ardhshëm.

“Shumë punë shumë  mund shumë angazhim shumë ekspertizë për standarde në infrastrukturë euroatlantike atje ku është drejtimi ynë  edhe mendoj se sot jemi dëshmitarë që sot ko po ndodh. Jam thellë i bindur që vitin se vjen do të përfundojë e tëra  autorruga. Jam thellë i bindur se Shkupi do të jetë më afër sesa kurdo herë tjetër me Prishtinën”, tha Haradinaj.

Edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi , tha se për ndërtimin e kësaj autostrade është nevojitur shumë punë dhe angazhim i përbashkët. Autostradën ‘Arbën Xhaferi”  Thaçi e ka quajtur projekt të Kosovës së re dhe ëndërr të gjithsecilit e cila sipas tij sot po jetësohet.

“Ky është projekti i Kosovës së re, është projekti i Kosovës moderne, është projekti i Kosovës evropiane, është projekti i ëndrrave që kemi pasur dhe qe po shndërrohet në realitet”, tha Thaçi.