Një predikues i fesë Islame në Turqi ka habitur me deklaratën e tij se meshkujt duhet të rrisin mjekrën që të dallohen se nuk janë femra.

Gazeta britanike “Daily Mail” i ka kushtuar një artikull imamit Murat Bayaral, i cili gjatë një interviste në emisionin televiziv Fatih Medreseleri, ka kritikuar meshkujt pa mjekra.

“Meshkujt duhet të rrisin mjekrën. Një nga dy pjesët e trupit që e ndajnë mashkullin nga një femër, është mjekra”, ka deklaruar Bayaral.

“Për shembull, nëse e shihni një mashkull me flokë të gjata nga larg do të mendoni se është një femër, nëse ai nuk ka mjekër. Kjo po ndodh sepse tani meshkujt dhe femrat po vishen pothuajse njëjtë”, ka shtuar ai.

Deklaratat e tij mbi mjekrën nuk kanë kaluar pa reagime në opinionin publik. Anëtarja e Qendrës së Politikave të Stambollit, Magdalena Kirchner, ka deklaruar se kritika dhe deklarata si të Bayaral nuk janë të rralla.

“Debatet turke mbi devotshmërinë dhe modestinë përsëriten shpesh”, ka shtuar ajo.